Mijëra tifozë grumbullohen rreth stadiumit!
Derbi i Madonninës do të luhet pa tifozë, por fansat zikaltër dhe ata kuqezi nuk kanë ngurruar të shprehin gjithë mbështetjen e tyre me pankarta, banderola, flamuj, fishek-zjarre e tymuese.
Rreth 10 mijë tifozë të Milanit e Interit janë mbledhur rreth stadiumit “San Siro” pak para startit të derbit, duke harruar totalisht masat anti-Covid, që ndalojnë grumbullimin masiv të njerëzve.
Gjithsesi vlen të theksohet se thuajse të gjithë tifozët mbanin maska për të shmangur përhapjen e koronavirusit, ndërsa në një moment pati edhe tension mes grupeve të të dy palëve, por policia ndërhyri shpejt dhe nuk la që situata të dalë nga kontrolli.