Manchester City “blindon” De Bruynen!
Manchester City nuk do të dëgjojë ofertat për mesfushorin belg, Kevind de Bruyne gjatë afatit kalimtar veror.
Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano. Ai në profilin e tij zyrtar në Twitter tregoi se De Bruyne është i paprekshëm te ekipi anglez.
Gjithashtu është shënuar progres në bisedimet për zgjatjen e kontratës dhe janë optimistë se marrëveshje do të arrihet së shpejti..