West Ham u tregua skuadër shumë e mirë dhe ndali tre pikë në konak të vetin, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Tottenhamin e Jose Mourinhos.
Spursat pësuan humbje të rëndë, pasi që ngecin gjithnjë e më larg pozitës së katërt.
Për West Ham shënuan Antonio (5') e Lingard (47') dhe për Tottenhami realizoi Lucas (64').
Pas javës së 25-të në Premier League, West Ham përforcon vendin e katërt me 45 pikë dhe ka nëntë me shumë se Tottenham që zë pozitën e nëntë.