Javë e mirë për skuadrat shqiptare në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Sikeksit në Kratovë. Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi ka ngadhënjyer në udhëtim me 1:0 kundër Borecit të Velesit, duke iu falënderuar golit të Cvetanovskit në minutën e 78-të.
Renova nga Xhepçishti i Tetovës dështon si vendas, mposhtet me rezultat 4:2 nga Bellasica e Strumicës. Për Renovën shënuan Jusufi (59’), Stojçevski (61’) dhe për Bellasicën Kallanoski (41’ e 86’, që të dy nga penalltia e 90+1’), Guxhufi (81’).
Struga Trim &Lum barazon si vendas (1:1) me Makedonija GP.
Rezultatet
Vardari-Pelisteri 2:2
Renova-Bellasica 2:4
Struga TL-Makdonija GP 1:1
Borec-Shkupi 0:1
Sikeksi-Shkënidja 1:2
Akademia Pandev-Raborniçki 0:1
Tabela
1.Shkendija 19 12 6 1 38:13 42
2. Shkupi 19 10 6 3 29:17 36
3. Makedonija GP 19 10 4 5 32:25 34
4. Struga Trim & Lum 19 7 8 4 21:16 29
5. Rabotniçki 19 6 9 4 23:20 27
6. Vardari 19 6 8 5 26:26 26
7. Boreci 19 7 4 8 20:21 25
8. Sileksi 19 6 4 9 26:24 22
9. Pelisteri 19 4 7 8 17:24 19
10. Renova 19 4 7 8 21:29 19
11. Akademija Pandev 19 5 2 12 13:24 17
12. Bellasica 19 3 3 13 16:43 12