Interi fiton derbin e rivalëve të përjetshëm, +4 para Milanit

Futboll

Interi fiton derbin e rivalëve të përjetshëm, +4 para Milanit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:52
Interi fiton derbin e rivalëve të përjetshëm, +4 para Milanit

MIlani as në ëndërr nuk e ka pa se do të pësojë debakël me rezultat 3:0 nga rivali i përbetuar dhe i përjetshëm, Interi. 

Derbi më i madh italian pothuajse edhe në Kontinentin e Vjetër, u fitua bindshëm nga zikaltrit në kuadër të javës së 23-të të Serie A në futboll. 
Dy skuadra të te njëjtit qytet, që luajnë në një stadium, që sjellin emocione kudo, Interi doli ballëlart e Zlatan Ibrahimoviç me Milanin kokulur. 

Në minutën e 5-të, Lukaku dinak, harkoi për bukuri dhe Martinez me kokë nga afërsia shkundi pjesën e epërm të majtë të Milanit, 0:1.

Image

Argjentinasi Lautaro Martinez ishte në formën më të mirë, shënoi edhe golin e dytë të tij dhe të epërsisë 0:2 pikërisht në minutën e 57-të. 

Ai nuk e pati të vështirë që nga afërsia dhe me gjakftohtësi ta  plasojë topin në portën e portierit Donnarumma.

Në minutën e 66-të, belgu Romelu Lukaku, i papërmbajtshmi, ai nga rreth 15-16 metra godet fortë e në këndin e poshtëm të djathtë, 0:3.

Martinez me dy gola dhe Lukaku një gol e një asistim, janë trimat e kësaj fitore. Interi udhëheq renditjen me 53 pikë apo ka katër më shumë se Milani në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat