Një gol për çdo pjesë loje dhe fitorja e derbit është kthyer në realitet.
Everton-i i Carlo Ancelotti-t ka arritur të fitojë derbin kundër Liverpool-it, duke thelluar krizën e Të Kuqve. Megjithatë, trajneri italian ka dashur të frenojë entuziazmin e të tijve
“Jam shumë i lumtur për skuadrën dhe për të gjithë tifozët, lojtarët i kanë merituar tri pikët për sforcimet që kanë bërë në fushë. Jam shumkë i lumtur”, ka thënë Ancelotti.
“Po punojmë shumë dhe rezultatet na japin të drejtë, por nuk mund të mendojmë për një vend mes katër të parëve nëse jemi në luftë për Europën”.