Skuadra e Interit fitoi sot ndaj Milanit me rezultatin e thellë 0:3.
Lautaro Martinez me dy gola dhe Lukaku me një, shënuan për fitoren e sotme të Interit ndaj rivalit të përbetuar, Milanit.
Pas ndeshjes, Martinez theksoi se skuadra është shumë e bashkuar dhe ky është çelësi kryesor i fitores së sotme.
“Ne të gjithë luftojmë së bashku, ju mund ta shihni atë në fushë. Ne kemi vuajtur shumë këtë vit, me dy eliminime nga Kupat. Ky është qëllimi i fundit që mbetet, ne jemi të lumtur që jemi në luftë”, tha fillimisht Lautaro Martinez për Sky Sports.
“Ne jemi të bashkuar, ne jemi një ekip që punon çdo ditë për të dhënë më të mirën tonë dhe për ta sjellë Interin sa më lart. Ne jemi shumë të lumtur”, përfundoi ai.