Armando Broja nuk ka ndërmend që të ndalet me golat e realizuara te Vitesses.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe në përballjen ndaj PSV-së, që ka nisur në orën 16:45.
Vetëm 3 minuta e 35 sekonda i kanë mjaftuar futbollistit kuqezi që me goditjen e parë në portë, të përshëndes rrjetën e PSV-së.
Ky rezulton si goli më i shpejti në historinë e Viteshes sa i përket përballjeve direkte me PSV. Broja ka nuhatje të frikshme me portën kundërshtare dhe këtë e ka treguar edhe në këtë rast pasi e gjeti rrjetën pa e parë kuadratin.