Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për xhiron e 25-të në Premierligë.
“Qytetarët” janë duke dominuar ndeshjen plotësisht në të gjitha aspektet, derisa skuadra e Mikel Arteta është duke provuar të shënojë përmes kundëraksioneve.
Rezultati momental është 0 – 1, në të mirë të Cityt.
Ishte Raheem Sterling që pas harkimit të bukur nga Mahrez zhbllokoi shifrat duke realizuar me kokë (2′).
Mbetet të shihet nëse edhe në pjesën e dytë do mbetet ky rezultat.