Armando Broja, futbollist shqiptar, me Vitessen janë të pafat në Eindhoven.
Vitesse në çastet e fundit mposhtet me rezultat 3:1 nga PSV, në takimin e javës së 23-të të Kampionatit të Holandës.
Deri në minutën e 86-të rezultati ishte baras.
Broja shënoi në minutën e 4-të, por vendasit këndellen dhe fituan takimin me golat e Malen (66') dhe Gotze (86' e 88'). Futbollisti Mario Gotze ishte fatal për ekipin e Vitesses. Broja u zëvendësua në minutën e 85-zë.
PSV është në vend të dytë me 50 pikë, tre me pak se lideri Ajax dhe Vitesse mban vendin e katërt me 42 sosh.