Heerenveeni ka barazuar në shtëpi me Groningenin në kuadër të javës së 23-të kampionale.
Dy skuadrat e elitës së futbollit holandez luajtën 1:1 pas 90 minutave duke u pajtuar me nga një pikë.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresheviq ka luajtur nga minuta e parë deri në të fundit për Heerenveenin.
Mbrojtësi “dardan” tash e një kohë e ka fituar besimin e trajnerit të skuadrës dhe aktivizohet rregullisht për holandezët.
Heerenveeni i Dresheviqit zë vendin e dhjetë me 30 pikë gjithsej.