Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, me Werder Bremenin, patën një mbrëmje të keqe, në udhëtim pësuan humbje me rezultat 4:0 nga Hoffenheimi.
Futbollistët Bebou (26'), Baumgartner (44'), Dabbur (49'), Rutter (90’) shënuan për fitoren e Hoffenheimit.
Milot Rashica u paraqit standard deri në minutën e 69-të por të pa forcë ndaj vendasve të disponuar.
Pas javës së 22-të në Bundesliga I, Werder është në pozitën e 12-të me 23 pikë dhe ka tre me pak se Hoffenheim që gjendet një pozitë më lart.