Victor Osimhen humbi vetëdijen gjatë ndeshjes Atalanta-Napoli dhe u dërgua me urgjencë në spital, por sipas Sky Sport sulmuesi i Napolit tani është në gjendje të mirë.
Sulmuesi nigerian u godit kokë me kokë me Cristian Romero në fundin e ndeshjes dhe humbi vetëdijen.
Sky Sport raporton se Osimhen humbi ndjenjat për disa minuta para se të shtrihej.
Në fillim askush nuk e vuri re që goditja e lojtarit ishte aq e ashpër, por pas disa sekondash, lojtarët u kërkuan mjekëve të hynin në fushë.
Osimhen u dërgua me urgjencë në Spitalin Papa Giovanni të Bergamos i shoqëruar nga mjeku i Napolit dhe raportohet të jetë në gjendje të mirë tani.