Amir Rrahmani ka fituar besimin e Genaro Gattusos dhe në disa ndeshje radhazi ka qenë titullar te skuadra e Napolit.
Napoli u mposht nga Atalanta me rezultat 4-2, por në sy ra përqafimi i Gattusos me mbrojtësin e Kosovës.
Gattuso iu drejtua Rrahmanit në mënyrën e tij natyrale, që në shikim të parë dukej se do ta godiste.
Por kjo ishte vetëm një mënyrë e “frikshme” e tij se si përqafon lojtarët.
This is how Gattuso shows love ? pic.twitter.com/Uei0M2aE76
— ESPN FC (@ESPNFC) February 21, 2021