Tjetër dygolësh i Rey Manajt, këtë radhë Barcelona B fiton me rezultat tenistik

Futboll

Tjetër dygolësh i Rey Manajt, këtë radhë Barcelona B fiton me rezultat tenistik

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:31
Barcelona

Tjetër mbrëmje pozitive për Rey Manajn, sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, që luan me Barcelonën B në Segunda Division (kategoria e tretë në Spanjë). 23-vjeçari realizoi dygolësh në fitoren e thellë 6-0 ndaj L’Hospitalet në kuadër të javës së 17-të.

Te parin Manaj, e realizoi në minutën e 20-të, duke zhbllokuar rezultatin, të dytin, atë të 3-0 në fundin e pjesës së parë, me 11-metërsh.

Manaj qëndroi në fushë deri në minutën e 77-të, kur u zëvendësua nga Zeballos. Sulmuesi kuqezi shkon në kuotën e 7 finalizimeve në kampionat. Vetëm pak ditë më parë shëno dy herë në barazimin 2-2 me Prat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat