Futbollisti nga Angola, Luis Pedro Cavanda, erdhi katër ditë më parë në Kosovë, për të nënshkruar tek skuadra kosovare, Trepça ’89.
Por, ai u dëshpërua kur pa infrastrukturën sportive në Mitrovicë, aty ku ‘Minatorët’, zhvillojnë ndeshjet si vendas.
Me të parë ambientet e stadiumit, ai refuzoi të nënshkruajë kontratë me ’89-shin.
Lidhur me këtë, presidenti i kësaj skuadre, tha se janë munduar ta bindin lojtarin të qëndroi, por kjo gjë ishte e pamundur.
E kritika ka trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu, i cili fajëson kryesit e klubeve kosovare por edhe institucionet shtetërore e ato komunale, që nuk ka infrastrukturë të duhur sportive në vend.
Cavanda llogaritet si futbollisti më i famshëm që erdhi në Kosovë për të nënshkruar më një skuadër.
Madje, në vitin 2016, vlera e tij në merkato shkoi deri në 3 milionë e 750 mijë euro.