Roma luajti sonte pa gola si mysafire kundër Benevento në një ndeshje dramatike në minutat shtesë.
Arbitri akordoi një penallti për Romën në minutën e gjashtë të kohës shtesë, duke përjashtuar më parë trajnerin vendas Pipo Inzaghi. Sidoqoftë, pas shikimit të VAR-it, arbitri anuloi penalltinë për skuadrën romake.
Roma kishte një lojtar më shumë në fushë pas përjashtimit të Kamil Glik në minutën 57, pasi mori kartonin e dytë të verdhë, por romakët dështuan të shënojnë para portës së ekipit vendas.
Rick Karsdrop kishte një rast të mirë në minutën e 64-të, por Montipo mbrojti shkëlqyeshëm.
Në kohën shtesë të gjyqtarit, Pellegrini dështoi të shënojë, pasi njëri nga mbrojtësit vendës ishte në vendin e duhur. Deri në përjashtimin e Glick, Benevento kishte dy raste përmes Lapadula, goli i të cilit u anulua në minutën e 16-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Benevento kështu arriti deri te barazimi i tretë në këtë sezon dhe tash ka 25 pikë në pozitën e 15-të në tabelë.
Roma renditet e treta me 44 pikë, nëntë më pak se lideri Inter.