Ismet Munishi e ka komentuar nivelin e Ligës së Parë në futbollin e Kosovës.
Ai ka lavdëruar nivelin e këtij rangu, por edhe skuadrat pjesëmarrëse.
"Pa pasur Ligë të Parë të fortë nuk kemi as Superligë të fortë", deklaroi Munishi në "ATV".
"Liga e Parë është në nivelin e Superligës së para katër vitesh, kurse Superliga ka evoluar", tregoi ai.
"Ka skuadra shumë të forta si Malisheva, Dukagjini, Liria, A&N", shtoi Ismet Munishi.