Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, nuk është ende i gatshëm të paraqitet për klubin shkaku i virusit.
Një virus misterioz ka kapluar Alvaro Moratan. Ai nuk është COVID-19 dhe nuk ka të bëjë asgjë me virusin që po terrorizon botën.
Fjala bëhet për virusin “Cytomegolovirus” të cilin e morri spanjolli ditë më parë dhe nuk është në gjendje të jetë 100%.
Gjendja e tij nuk është alarmuese, por virusi sjellë lodhje, marramendje dhe dhimbje në stomak. Pas ndeshjes me Porton në Ligën e Kampionëve, Moratas i ra të fikët.
Edhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo konfirmoi ngjarjen.
“Atij i ra të fikët pas ndeshjes”, tha Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes me Crotonen.
Pavarësisht gjithçkaje, lojtari spanjoll do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kësaj të hëne kundër Crotones.
Por, vendimi i mbetet trajnerit se a do të inkuadrohet në lojë apo do të pushojë. Sipas të gjitha gjasave, Morata ka gjasa të startojë ndeshjen ne bankën rezervë.