Sulmuesi i Bayern Munich, Kingsley Coman ka thënë se udhëtimi në Romë ka qenë i lodhshëm, derisa synojnë vetëm fitore.
Gjiganti gjerman përballet me Lazion në 1/16 e Ligës së Kampionëve me ndeshjen e parë që zhvillohet në Itali.
Coman para ndeshjes tha se do japin gjithçka për fitore.
“I gjithë udhëtimi (para ndeshjes me Lazion) ka qenë i lodhshëm. Kemi pak lojtarë të gatshëm”.
“Por, nesër luajmë në Ligën e Kampionëve dhe do japim gjithçka për të fituar ndeshjen”, deklaroi ai.
Ndërkohë, edicionin e kaluar Bayerni fitoi tripletën, derisa së fundmi fituan Kupën e Botës për klube.