Superliga e Kosovës është duke zhvilluar njërin nga sezonet më interesante në historinë e saj.
Përveç luftës për titull dhe mbijetesë, në Superligë disa lojtar po kanë statistika fantastike individuale.
Tek golashënuesit, i pakapshëm është Mirlind Daku që ka krijuar një distancë tejet të madhe me Kastriot Rexhën.
Daku ka 22 gola, kurse Rexha vetëm 8 gola. Edhe po të mos shënoj më gola, sulmuesi i Ballkanit duket se do ta fitoj “Këpucën e Artë”.
Por, meritë e këtij suksesit të Dakut këtë sezon janë edhe bashkëlojtarët e tij që tashmë kanë bërë shumë asistime këtë sezon.
Ermal Krasniqi, që po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, ka gjihtësej 6 asistime. Ai së bashku me Endrit Krasniqin, që po ashtu ka 6 asistime, e Prishtinë janë asistuesit më të mirë në Superligë këtë sezon.
Dyshja e Ballkanit, Armend Thaçi së bashku me Edvin Kuçin, kanë nga 5 asistime dhe janë në garë për të qenë asistuesit më të mirë.