Real Madrid ka njoftuar se presidenti i klubit, Florentino Perez është shëruar nga COVID-19.
Në dy testimet e fundit, Perez ka dal negativ, që nënkupton se është shëruar nga COVID-19.
Ai nuk do udhëtoi me skuadrën në Itali për të parë ndeshjen ndaj Atalantas, por nesër do jetë i pranishëm në qytet që të flas me lojtarët e ekipit të parë.
“Real Madrid njofton se presidenti ynë Florentino Perez ka dal negativ në dy testet e COVID-19 në 48 orët e fundit”, shkruhej në komunikatë.