Para nisjes së kampionatit e kishte cilësuar si favorite kryesore për titull kampioni.
Por tashmë kur kanë kaluar 20 xhiro, analistit dhe trajnerit të futbollit Erdin Hashanit nuk po i del parashikimi.
Hashani para fillimit të sezonit kishte prognozuar se Gjilani janë ndër favoritët për titull, e madje edhe favoriti kryesor madje.
Ai në “Sportin Total” foli rreth dështimit të këtij parashikimi të tij, teksa analizoi edhe renditjen tabelore në elitën e futbollit e Kosovës.
“E kam vlerësuar ashtu pasi vitin e kaluar vetëm për pak i iku titulli e madje e kishte mbajtur edhe të njejtin kontigjent të lojtarëve e për këtë kam thënë se është pretendenti kryesor, por sot them se nëse ata e kapin evropën e shpëtojnë sezonin edhe pse edhe kjo është gati e pamundur sepse Drita dhe Ballkani i ikin 14 pikë dhe ato janë shumë pasi që duhet të gabojnë rreshtë Drita dhe Ballkani që të futet në garë Gjilani”
“Llapi janë kthyer në formë dhe do i bëjnë shumë probleme skuadrave që luftojnë për titull, forma e mirë e Prishtinës poashtu ka bërë që kampionati të jetë shumë më interesant në vazhdim” – përfundoi Hashani.