Emre ka telefonuar Muriqin

Futboll

Emre ka telefonuar Muriqin

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Emre ka telefonuar Muriqin

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të rikthehet në Superligën e Turqisë.

Mediat në Turqi e zbulojnë se Emre Belozoglu ka pasur kontakte me Muriqin gjatë afatit të janarit.

Kolumnisti i njohur turk, në gazetën Sansal Buyuka – thotë se Emre e telefonoi Muriqin për ta sjellë prapë në skuadër.

“Emre e telefonoi Vedatin dhe i tha që ‘Unë jam Emre’. Pra, Feneri po e konsideron kthimin e Muriqit në Fenerbaçe. Nëse e shikojmë tani, Vedati është 500 herë më i mirë.”, vazhdoi tutje kolumnisti.

Kujtojmë që sulmuesi kosovar u transferua në Itali te skuadra e Lazios për më shumë se 17 milionë euro.

Deri tani, Muriq ka shënuar vetëm dy gola për ekipin italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat