Qendra e mbrojtjes së Skënderbeut ka pasur probleme të mëdha në javët e fundit prej dëmtimeve dhe pezullimeve për kartonë.
Ndaj Vllaznisë mungoi Melos Bajrami, ndërsa Leard Sadriu ishte në stol pasi ende nuk është 100 % prej dëmtimit.
Megjithatë, në transfertën ndaj Bylisit skuadra do të jetë e kompletuar, pasi Bajrami do të jetë i gatshëm, por gjithashtu edhe mesfushori Arinaldo Rrapaj.
Ky i fundit ishte pezulluar nga trajneri Memelli për dy ndeshjet e fundit.