Arteta dëshiron ta mbajë në skuadër, Reali kërkon 80 milion euro për Odegaard
Mikel Arteta duket se ka gjetur fantazistin e munguar në skuadër teksa Martin Odegaard po impresionon në këto javë me topçinjtë.
Këta të fundit po mendojnë që tani të hedhin bazat për të blerë kartonin e mesfushorit të huazuar dhe nuk do të jetë aspak e lehtë.
Mësohet se Real Madrid kërkon 80 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit, shifër e lartë për situatën e vështirë që po kalon futbolli por palët mund të negociojnë për një çmim fiks 50 milionë euro dhe pjesën tjetër ta mbulojnë me bonuse lehtësisht të arritshme.