Portieri i Portos dhe Portugalisë, Alfredo Quintana ka pësuar një sulm në zemër.
Quintana u sëmur gjatë stërvitjes, pas të cilës u dërgua në spital.
Klubi portugez ka njoftuar për gjendjen e “gardianit” të skuadrës.
“Portieri ynë Alfredo Quintana ka pësuar sulm në zemër gjatë stërvitjes së sotme. Atij menjëherë i është ofruar ndihmë dhe kur gjendja e tij u stabilizua, ai u transportua në spital”, thuhet në njoftim.
I lindur në Kubë, Quintana vendosi ta përfaqësojë Portugalinë, për të cilën 70 paraqitje.