Vajza Amor Romeire (32 vjeç) pretendon se ka fjetur me gjysmën e ekipit të Real Madridit.
“Kam pasur marrëdhënie me shumë futbollistë nga e gjithë liga spanjolle dhe shumica e tyre ishin nga Real Madridi.
Sigurisht, nuk mund të them se për cilët lojtarë bëhet fjalë, por e pranoj që edhe unë u dashurova me një.
Ai ishte lojtari më i bukuri në kampionat. Nuk i tregova askujt për këtë.
Vetëm dy personat më të afërt me mua e dinin se si ndihesha”, ka treguar Romeira.
“Unë në të vërtetë nuk kisha marrëdhënie me atë në të cilën u dashurova.
Ne nuk kemi marrë asgjë më shumë se një puthje. Ai më çmendte herë pas here, prandaj e bllokova në të gjitha rrjetet sociale. Ai është një nga futbollistët më të bukur në kampionat”, - shpjegoi mes të tjera Amor.