Trepça ’89 nga Mitrovica kërkon të jetë më e kompletuar në vazhdim të kampionatit, me synim që të ikë sa më larg zonës së rrezikut.
Skuadra mitrovicase është përforcuar me një portier nga Maqedonia e Veriut. Është fjala për Darko Tofiloski.
“Portieri maqedonas Darko Tofiloski është zyrtarisht futbollist i KF Trepçës ’89.
Tofiloski ka pasur një karrierë mjaft të pasur ku ka luajtur në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ligën e parë të Zvicrës, Superligën e Sllovakisë ku ka luajtur me disa ekipe të ndryshme, Superligën e Armenisë dhe së fundi ishte pjesë e FC Dritës”, njofton FC Trepça ’89, skuadër që aktualisht renditet në vend të pestë me 25 pikë pas 20 jave.