Bayern Munihu po fiton bindshëm ndaj Lazios pas pjesës së parë.
Kampioni në fuqi i Evropës është mysafir i Lazios në Romë në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Pas pjesës së parë, rezultati është 0:3 në favor të bavarezëve.
Njërin prej golave e shënoi i riu i Bayern Munihut, Jamal Musiala.
Ai është bërë futbollisti më i ri anglez që shënon në historinë e Ligës së Kampionëve.
Ai mbush 18 vjeç pas tre ditësh.