Sot dy vite më parë ndodhi një nga çmendurit e papara deri më sot në futboll – sidomos në futbollin e Anglisë.
Ishte Kepa Arrizabalaga, njeriu kryesor që e kishte shkaktuar këtë incident.
Në finalen e madhe të Carabao Cup, Kepa refuzoi të largohej nga loja, kur Maurizio Sarri tentoi ta zëvendësonte me portierin, Willy Caballero.
Pamjet që u panë gjatë këtij momenti janë futur në histori të futbollit modern.