U hodh paraditen sotme shorti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë që përcaktoi 4 çifte interesante dhe të bukura për t’u ndjekur.
Ndeshjet do të luhen me takime teke dhe përballjet që spikasin më shumë janë ato Laçi-Partizani dhe Teuta-Kukësi.
Short i lehtë në letër për kryesuesit e Kategorisë Superiore Vllazninë që do të sfidojë në Shkodër, Korabin e Kategorisë së Parë ndërkohë që një përballje disi e balancuar konsiderohet edhe ajo mes Dinamos dhe Skënderbeut.
ÇIFTET ÇEREKFINALISTE TË KUPËS SË SHQIPËRISË:
LAÇI-PARTIZANI
VLLAZNIA-KORABI
TEUTA-KUKËSI
DINAMO-SKËNDERBEU.