Talenti mesfushor i Bayern Munihut,Jamal Musiala ka zbuluar se do të vesh fanellën e kombëtares së Gjermaninë para Anglisë.
17-vjeçari ka të drejtën të zgjedh mes dy kombëtareve, sepse ishte pjesë e kategorive të ulëta (U15, U17, U19 dhe U21) te Anglia, derisa është me prejardhje nga Gjermania.
Pasi shkëlqeu me gol në fitoren ndaj Lacios në Ligën e Kampionëve, Musiala njoftoi se ka zgjedhur Gjermaninë.
“Në fund vendosa, dëgjova ndjenjën që për një kohë të gjatë më thotë se ishte vendimi i drejtë të luaja për Gjermaninë, tokën ku jam rritur. Nuk ishte vendim i lehtë”, tha mes tjerash Musiala.