Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, që nga pensionimi është bërë fytyrë javore në ekranet televizive, me rolin e tij si analist i futbollit. Carragher është analist dhe komentator në Sky Sports, por kësaj radhe ai ishte “CBS Sports” i ftuar për të analizuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve që u zhvilluan të martën (dje) mbrëma, shkruan Insporti.com.
I ftuar në studio në rolin e analistit ishte edhe ish reprezentuesi i Anglisë dhe Manchester Cityt, Micah Richards.
Richards gjatë komentit për golin e Giroudit bëri një krahasim të çuditshëm, duke e krahasuar atë me legjendën Thiery Henry.
Në atë moment, Carragher reagon duke i thënë “si ti dhe Vicent Kompany” duke bërë që të pranishmit të buzëqeshin me komentin e ish futbollistit të Liverpoolit.