Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, është një “vullkan”, një njeri që sigurisht nuk i fsheh ato që ka për të thënë. Kështu, i intervistuar nga “La Nazione”, kreu i klubit vjollcë dha shumë ide, si gjithmonë. Duke filluar nga alternimi i mundshëm midis Prandelli dhe Sarrit në stol, fjalë që pasojnë deklaratën zyrtare të Fiorentinës:
“Kam lexuar në lidhje me këtë darkë, që menaxherët e mi paskan bërë me Sarrin.
Një lajm i rremë, një sajesë totale. Barone dhe Pradè ishin në vende krejtësisht të ndryshme, mjaftonte të kontrollohej destinacioni i tyre para se të botohej ky lajm destabilizues”.
Më pas kalojmë në punën e Prandelli dhe trajnerëve vjollcë: “Cesare ka gjithë mbështetjen time, por edhe kësaj here dikush ka filluar ta kritikojë atë si Iachini. Deri në gjysmën e ndeshjes kundër Spezia dëgjova vetëm kritika, por a ju duket normale që, pas një 3-0 të dëgjoni më shumë kritika sesa lavdërime në fund?”
Në fund, Commisso pyetet edhe për një lojtar, që e ka zhgënjyer në përvojën e tij në Itali. Ai nuk ka dyshime: “Federico Chiesa. Çdo ditë dërgon mesazhe dashurie për Juven. Nuk mbaj mend ta ketë bërë ndonjëherë këtë, sa ishte me ne, te Fiorentina”.