Trepça ’89 nga Mitrovica vazhdon me fitore dhe përforcon pozitën e pestë në elitën e futbollit të Kosovës.
Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Llapit nga Podujeva, në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Autor i golit është Mohamad Darwish pikërisht në minutën e 44-të.
Trepça ’89 mban vendin e pestë me 28 pikë dhe Llapi është i shtati me 23 sosh.