Trepça ’89 e ka mposhtur Llapin me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi, pas ndeshjes deklaroi se ka mbetur jashtëzakonisht i kënaqur me angazhimin dhe paraqitjen e skuadrës së tij, teksa inkurajoi të tijtë për të vazhduar me këto rezultate.
“Ndeshjet mund të kryeh edhe me 1-0. Kemi shënuar gol në pjesën e parë, më pas u treguam të kujdesshëm dhe përmes kundërzbritjeve u munduam ta mbyllnim ndeshjen”.
“Krijuam disa mundësi shënimi, por nuk arritëm të realizonim. I përgëzoj jashtëzakonisht shumë futbollistët për angazhimin dhe disiplinën taktike të treguar dhe kjo fitore u takon plotësisht atyre”, deklaroi Idrizi.
Trepça ’89 pozicionohet në pozitën e pestë të renditjes tabelare me 28 pikë të tubuara.