Llapit i ka hasur ‘sharra në gozhdë’ derisa është mposhtur në udhëtim te Trepça ’89 (1-0).
Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, ka potencuar pas ndeshjes se skuadra e tij nuk e kishte ritmin dhe energjinë e duhur për këtë përballje, pasi që kanë dhënë shumë në duelin ndaj Gjilanit.
“Kur nuk realizon e pëson. Kjo na ndodhi neve në këtë takim, pasi që i kishim dy mundësi të mira në pjesën e parë të lojës”.
“Nuk i shfrytëzuam, më pas na erdhi ndëshkimi. Skuadra nuk ishte e njejtë sikurse në ndeshjen ndaj Gjilani për shkak të lodhjes. Nuk e patëm freskinë dhe energjinë e duhur për ta fituar këtë ndeshje”.
“Megjithatë, duhet të mbetemi të kënaqur me atë se çfarë kanë treguar futbollistët në këtë takim”, theksoi Batatina.