Alvaro Morata, i cili po vazhdon shërimin e tij nga infeksioni viral, nuk mori pjesë në trajnimin e sotëm.
Pas tre ditëve, Bianconeri do të udhëtojë për në Venecia që të përballet me Veronan të shtunën me fillim nga ora 20:45.
Qëllimi i Bianconerëve është që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet e ardhshme, pasi do të kenë një orar të ngjeshur, ku brenda shtatë ditësh do të përballen fillimisht me Veronan, pastaj me Spezian dhe në fund edhe me Lazion.
Taktiakt të cilat i ushtroi më së shumti në stërvitjen e sotshme italiani Pirlo ishin posedimi dhe ushtrimet tekniko-taktike.
Nesër, ekipi do të kthehet në stërvitje për të vazhduar përgatitjen e tyre.