Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është përplasur me trajnerin e skuadrës, Gennaro Gattuso.
Këtë lajm e ka bërë të ditur gazeta italiane, "Gazzetta dello Sport".
Sipas gazetës në fjalë, De Laurentiis është përplasur me Gattuson për shkak të menaxhimit të çështjeve të Nikola Maksimoviqit dhe Elseid Hysajt.
I pari i klubit italian kërkon nga Gattuso të mos aktivizohen Hysaj dhe Maksimoviq.
Tutje, ai do të që të luajë më shpesh futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani.
Napoli e transferoi Rrahmanin në verën e kaluar nga Hellas Verona për 18 milionë euro.