Skuadra e Prishtinës e ka fituar derbin kundër Dritës.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll, ka përfunduar me rezultatin 2:0 në të mirë të Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.
Kurse, futbollisti i cili është duke shkëlqyer me skuadrën kryeqytetase është Leonit Abazi.
Abazi në përballjen me Dritën ka qenë i hatashëm duke vrapuar hiç më pak se 8.85 km.
Gjithashtu, Abazi ka treguar edhe njëherë se shpejtësia është arma e tij më e fortë duke e arritur 31/kph.