Ndëshkimi i mesfushorit të Atalantës, Remo Frojler me karton të kuq pas 17 minutash lojë me Realin ka ndezur sërish akuzat ndaj klubit madrilen si skuadër e favorizuar padrejtësisht nga UEFA.
Një statitistikë e fundit zbulon një detaj të pazakontë për 13-herë kampionët e Europës.
Real Madridi ka luajtur në 15 ndeshje me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve me një lojtar më shumë se kundërshtarët.
Këtë “rekord” spanjollët e ndajnë së bashku me rivalin e përjetshëm, Barcelonën në Ligën e Kampioneve.