Ndonëse me shumë vështirësi, Real Madridi ka shënuar fitore tejet të rëndësishme sonte në Bergamo.
Në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, kampioni i shumëfishtë evropian u përballë sonte me Atalantën.
Ndeshja e zhvilluar në "Gewiss Stadium" i takoi Real Madridit me rezultat minimal, 0:1.
Faqja e specializuar për vlerësime, "WhoScored" tashmë ka publikuar notat e futbollistëve që luajtën sonte.
Futbollisti më i vlerësuar ishte Toni Kroos me notën 7.6, kursen më dobëti u vlerësua Freuler i cili ndëshkua me të kuq sonte.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti luajti 90 minuta sonte derisa me paraqitjen e tij u vlerësua me notën 6.8.