Familja e Ronaldinho po përjeton një moment të vështirë, pasi nëna e brazilianit, Miguelina Eloi Assis dos Santos, humbi jetën tre ditë më parë pas një beteje të gjatë me COVID-19.
71-vjeçarja ishte infektuar që në muajin dhjetor dhe ishte nën kujdesin intensiv të mjekëve, por nuk ia ka dalë dot. Ronaldinho ndërkohë ka reaguar dhe i falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë dhe shkruan disa fjalë të ndjera për nënën e tij.
“Familja ime dhe unë ju falënderoj të gjithëve për afeksionin dhe mbështetjen që na keni dhënë në këtë periudhë shumë të vështirë. Nëna ime ishte një inspirim i forcës dhe gëzimit të pamasë për të gjitha ata që e njohën atë.
Ajo do vazhdojë të na ndriçojë me dritën e saj jetët tona përgjithmonë. Me forcën që ajo na mësoi ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë. Faleminderit”, shkruan Ronaldinho në rrjetet sociale.