Pas tre golave të shënuar, Barcelona arriti që të fitojë ndeshjen në La Liga ndaj Elches.
Lionel Messi ishte ylli i ndeshjes duke shënuar dy gola dhe më pas mori pjesë edhe në golin e tretë.
Martin Braithwaite gjithashtu mori një notë të lartë pasi bëri asistimin e dy golave.I
Pas ndeshjes, Edgar Badia (portieri i Elches) i kërkoi fanellën argjentinasit Messi.
Me të qeshura në fytyrë të dy shkëmbyen fanellat me njëri tjetrin, e madje Badia u befasua kur Messi e kërkoi një gjë të tillë