Edhe pse Los Blancos patën shumë vështirësi që ta fitonin ndeshjen ndaj Atalantës, në fund dolën fitues pas golit të Ferland Mendy.
Gjatë ksaj ndeshje, Casemiro, u ndëshkua me kartonin e verdhë ku akumuloi numrin e kartonëve për t’u pezulluar për një ndeshje.
Nga të gjithë lojtarët, braziliani ishte i vetmi në rrezik për t’u dënuar dhe në fund mori kartonin e verdhë pasi bëri një ndërhyrje në Duvan Zapatan.
Në qoftë se kthehet në kohë, Ernesto Valverde mund ta zëvendësojë atë.
Ndeshja e kthimit mes dy klubeve do të luhet më 16 mars në Santiago Bernabeu.