Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain ka biseduar së fundmi më detajisht mbi lojtarët e tij dhe sulmuesin e shumë përfolur Kylian Mbappe.
Leonardo tregoi në një intervistë së fundmi se janë duke punuar mbi rinovimin e disa lojtarëve.
I pyetur mbi të ardhmen e Mbappes, ai u përgjigj kështu: “Ne jemi tani në prag të vendimit. Mendimi ynë mbi çështjen e francezit nuk ka ndryshuar akoma”.
Ai më pas gjithashtu tha se nuk po shqetësohen aspak për titull. “Ne shpesh dëgjojmë njerëzit që thonë se është e lehtë të fitosh, mirëpo kjo nuk qëndron. Që nga ndeshja me Dortmundin deri sot kemi qenë në një maratonë, është e pabesueshme”.
Drejtori sportiv i PSG zbuloi se janë duke punuar në rinovimin e katër lojtarëvë, të cilët janë: Mbappe, Neymar, Di Maria dhe Bernat.
“Është qëllimi ynë që t’iu ofrojmë një kontratë rinovimi këtyre lojtarëve. Do të marrim një rezultat shumë shpejt”, përfundoi ai.