Skuadra e AC Milan është në “hall” të madh për vazhdimin e kontratave të lojtarëve kryesorë.
Ashtu siç kanë ngecur bisedimet me portierin, Donnarumma duket se e njëjta gjë po ndodh edhe me mesfushorin turk, Hakan Çalhanoğlu.
Ashtu siç raporton “Calciomercato”, gjiganti italian dhe lojtari u ulën në tryezë për të negociuar për vazhdimin e kontratës që skadon në fund të sezonit.
Siç pretendohet, agjenti i lojtarit i ka kërkuar 5 milionë euro në vit plus bonuset, kurse klubi ka ofruar vetëm 4 milionë euro.
Çalhanoğlu këtë sezon ka luajtur në 28 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. Ai po ashtu u ndihmoi bashkëlojtarëve të tij të shënonin gola, duke kontribuar me 9 asistime.