Ish-trajneri i Juventusit kandidat për të marrë drejtimin e Barçës!
Mauricio Sarri mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës. Italiani shihet si një nga kandidatët e mundshëm për të drejtuar ekipin katalanas në rast se Ronald Kuman do ta humbasë vendin e tij në fundin e sezonit.
Sarri ka dalë në bisedimet mes kandidatëve për presidencën e klubit dhe disa menaxherëve të ndryshëm.
Sarri pëlqehet për stilin e tij të futbollit dhe ai do të ishte i gatshëm që të pranonte një aventurë të tillë.