Momente paniku te Interi, klubi zikaltër konfirmon 5 raste pozitive me COVID-19!
Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi.
Për fatin e mirë të të skuadrës zikaltëre, asnjë prej tyre nuk është futbollist. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”.
Pozitivë kanë dalë dy administratorët e deleguar të Interit: Xhuzepe Marota dhe Alesandro Antonelo. Virusi ka prekur dhe Piero Ausilion, i cili është drejtori sportiv i zikaltërve.
I infektuar edhe avokati i Interit, Anxhelo Kapelini, teksa emri i pestë është një pjesëtar i stafit teknik të ekipit që kryeson Serie A.